Iu gjet kanabis në ballkon, Gjykata e Tiranës liron Encën!
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Ruenca Haxhiaj. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.
Kështu deklaroi edhe këngëtarja më herët, duke thënë se 5 vazot me kanabis i kishte për përdorim vetjak. Ajo u vu në pranga paraditen e së Martës, pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje./tvklan.al