Italiania tërbohet pasi kap burrin duke e tradhëtuar, i shkatërron shtëpinë dhe një Maserati: dëme 300 mijë euro
Hakmarrja ishte e suksesshme por e kushtueshme. Në grua, pasi zbuloi burrin e saj me të dashurën, shkatërroi Maseratin shumë të shtrenjtë që ai e mbante në garazh. Ndodhi natën midis të mërkurës dhe të enjtes në Biella, ku jeton çifti.
Gruaja ishte nisur për një udhëtim pune, duke lënë në shtëpi burrin e saj, i cili menjëherë ftoi të dashurën. Kthimi i hershëm i gruas, e komplikoi situatën.
Duke u përballur me pabesinë e dukshme të bashkëshortit, zonja filloi të shkatërrojë gjithçka që i doli përpara: piktura, mobilje shtëpiake, gjithçka. Gruaja e tradhtuar zbriti në garazhin ku burri i saj mbante një Maserati të çmuar me vlerë 200 mijë euro.
Ajo filloi ta dëmtonte duke përdorur çfarëdo objekti që i binte nëpër duar. Në fund makina u shkatërrua plotësisht.
Gruaja më pas u largua, duke lënë të dashurën dhe burrin e saj në shtëpi, i cili, pasi zbuloi dëmtimin e makinës, shkoi në polici për të bërë padi kundër gruas së tij.
Dëmi, përfshirë mobiljet dhe orenditë e rrënuara në shtëpi, arrin në rreth 300 mijë euro, llogari që burri mund t’i paraqesë gruas së tij me një kërkesë për kompensim së bashku me ankesën për dëm.
Nga ana tjetër gruaja mund të kërkojë të dëmshpërblehet për tradhtinë. Të gjithë e dimë si shkojnë këto punë, vetëm burri që futi të dashurën në shtëpi me sa duket nuk e dinte.