Itali–Angli, finalja e “Wembley”-t do të “luhet” në zyrat e… UEFA-s
Në vitin 2024 Europiani do të zhvillohet në Gjermani, por në vjeshtë-dimrin e sivjetshëm do të caktohet vendi organizator për edicionin e 2028-ës. Siç dihet, katër ndeshje u zhvilluan në Romë, të tria të raundit fillestar të Italisë plus një çerekfinale, vetëm Angli-Ukrainë. Gjithçka funksionoi ashtu si duhej.
Ceferin, nën mandatin e të cilit (që skadon në fillim të vitit 2023) do të merret vendimin, tashmë e ka bërë të qartë se formula e re eksperimentuar policentrike nuk do të ripropozohet. As një turne me 32 skuadra nuk duket i mundshëm nëse nuk hiqet faza kualifikuese me 55 skuadra…
Për më tepër, anglezët (pasi Dublini u tërhoq) përfunduan duke luajtur 6 nga 7 ndeshjet e planifikuara në “Wembley” duke dhënë provë të jashtëzakonshme organizmi në të gjitha aspektet përveç natës finale ku u regjistruan 49 arrestime dhe 19 policë të plagosur.
Një komision i posaçëm i UEFA-s po heton ngjarjet dhe sidomos prishjen e një kordoni që rrezikoi futjen në stadium të shumë njerëzve pa bileta. Komisioni në fjalë, i kryesuar Tomas Partl mund të sanksionojë Anglinë, çka do të ishte një shans për rivalët e tyre në finale. Siç e dimë, në “Wembley”, festën e bënë italianët e kjo mund të ndodhë përsëri kur të vendoset vendi mikpritës për “Euro 2028”.
Pikërisht Italia është një ndër kandidatet kryesore për të marrë përsipër edicionin kontinental të pas shtatë viteve. Edhe në Romë pati një organizim cilësor për ndeshjet e Europianit që sapo u mbyll, ndaj UEFA mund të mbajë parasysh ecurinë për t’u njohur pikërisht kampionëve të Europës të drejtën për “Euro 2028”.