Ismail Kadare bëhet për cigare, ç’po ndodh me shkrimtarin?!
Janë të shumtë ata që kafen e shoqërojnë edhe me ndonjë cigare. Ka po aq shumë nga ata që nuk e kalojnë dot kafen e mëngjesit pa cigare.
Të ndezësh një cigare nuk përbën habi për askënd. Ndezja e një cigareje mund të mos duket veprim i çuditshëm, por për mjeshtrin e letrave shqipe, po. Sipas botuesit Bujar Hudhri, i cili ka shkrepur edhe foton, Kadare prej kohësh nuk pinte duhan.
Ndër të tjera, Hudhri shton se “ishte kamarieri i Juveniljas, Tedi, që ia dha një cigare nga paketa e tij dhe ia ndezi”. Pas një muaji Kadare feston ditëlindjen e tij të 87-të, ndërsa ai shumë rrallë e ka vendosur cigaren në buzë…
Ndërsa shkrimtarin e madh, teksa është rikthyer përfundimisht para pak kohësh në Tiranë, pasditeve e gjen shpesh duke shëtitur nga Liqeni Artificial i kryeqytetit.
/Liberale.al/