Isli Islami zhvishet para aparatit fotografik, dhe sytë mbeten tek piercing në…

E shohim çdo mëngjes në ekran duke prezantuar një nga emisionet me të cilin zgjohen shqiptarët, “Wake up” në “Top Channel”, së bashku me Oriela Nebijaj dhe Eno Popin. Bëhet fjalë për gazetarin, Isli Islami i cili e ka nisur karrierën e tij në televizion si spiker lajmesh me xhaketat serioze. Por në setin e ri të fotove artisttike ai pozon i zhveshur, ku gjithë vëmendjen e merr “piercing” në gjoks. Mund të themi se Isli është një ndër të paktët meshkuj të njohur që kanë “piercing” në gjoks, pasi kjo shihet ende si tabu. Story.al ju sjell fotot e fundit të Islit, ku nga mënyra si pozicionon duart duket se ka pasur si qëllim pikërisht ekspozimin e tyre. Komplimentet shkojnë edhe për fizikun e tij të kuruar. Në një nga intervistat që ka dhënë në media, Isli është shprehur se pas vendimit për të lënë duhanin trupi i tij ndryshoi duke marrë disa kilogramë më tepër dhe duket shumë mirë./Story.al/