Isli Islami hedh poshtë zërat e largimit të Orit nga ‘Wake Up’, moderatori lajmëron rikthimin e tyre në ekran
Pak ditë më parë një status i vetëm i moderatores Ori Nebijaj i bëri të gjithë ndjekësit të mendojnë se ajo do të largohej nga drejtimi i programit të mëngjesit ‘Wake Up’.
Megjithatë duket se asgjë nuk ka qenë e vërtetë, pasi partneri i saj televiziv, Isli Islami ka publikuar një postim ku ka njoftuar rikthimin e programit të mëngjesit ditën e nesërme në orën 7:00 deri në 10:00 së bashku me Orin.
“Ju ka marrë malli për mëngjeset në Wake Up? Rikthehemi nesër në orën 7:00-10:00 me Ori Nebijaj dhe Isli Islami në @topchannelalbania dhe @top_albania_radio”, shkruhet krah fotos së Orit dhe Islit.
Me siguri dyshja do të rikthehet plot energji ditën e nesërme ku fillon sezoni i ri televiziv për shumicën e formateve të ndryshme në ekran.
revistawho.com