“Ishte ulur përballë meje për rreth 2 orë”- Lorik Cana rrëfen si njohu bashkëshorten italiane dhe vendimin për tu martuar me të: I dhashë numrin nëpërmjet…

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane janë njohur 10 vite më parë në një restorant.

Ata ishin ulur përballë njëri-tjetrit në tavolina të ndryshme për rreth 2 orë dhe kjo ishte shkëndija e lindjes së një dashurie të madhe.

Ish-kapiteni i Kombëtares tregoi se ai i Monikës dha atë natë, numrin e telefonit nëpërmjet menaxheres së lokalit dhe më pas kanë nisur të komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe kur jam kthyer jemi takuar dhe kemi filluar lidhjen tonë, sot e 10 vite më përpara,”– tha Lorik Cana i ftuar në “Jashtë loje”.

Por si e kuptoi që ajo është e duhura?

“Kur kalon kohë me një person të jep disa sinjale, disa shenja, sidomos ne që nuk kemi shumë kohë, duhet ta ndjesh, duhet ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe gjithashtu personi tjetër ka nevojë për ty. Kështu kemi vazhduar,”– u përgjigj ai.

Ish-futbollisti u shpreh se tek nëna e dy fëmijëve të tij i pëlqen këmbëngulja, vendosmëria e saj dhe dëshira për ta mbrojtur, e për t’ia bërë gjithçka më të lehtë.

Lorik Cana u shpreh se martesa e tyre marrëdhënia e tyre është përballur me sfida të mëdha për shkak se janë dy njerëz që vijnë nga kultura të ndryshme.

“Tek bashkëshortja më pëlqen këmbëngulja, nuk dorëzohet, është e vendosur, dashuria është në rend të parë, sakrifica e saj për të më mbrojtur ty, jo për të mbajtur për vete por për të mbrojtur nga çdo gjë që të rrezikon, për të sakrifikuar për ty, për të gjithçka më të lehtë, patjetër me sfida të mëdha, pasi jemi dy njerëz që vijmë nga kultura të ndryshme, gjen tek ai person në radhë të parë dashurinë.

Në fillimet e njohjes ajo komunikonte me nënën time me një miks të gjuhës italiane dhe frënge, sepse Monika fliste pak frëngjisht dhe pastaj e përmirësoni dhe komunikonin në këtë gjuhë,”- përfundoi ai.

/Panoramaplus.al