Ishte një ndër gratë më të bukura në Shqipëri/ Kështu duket tani prezantuesja e bukur e viteve 60′
Nëse sot kemi vajzat, “show girl”, vajzat e bukura dhe të suksesshme që janë pandalim në ekran, në vitet ’60 të vetmet kanë qenë spikeret.
Prandaj ato ishin edhe ikona të ekranit. Një ndër to ishte edhe Mimoza Tafaj. Fytyra të bukura, simpatike, brune e bionde, me një buzëqeshje natyrale, me një zë melodioz, qëndrim karakteristik, me një shqiptim korrekt, kështu kanë mbetur në memorien e publikut televiziv.
“Nga marsi i ’74-s deri në vitin 1999, periudha kur jepja lajmet dhe ishte dalja ime e fundit. Si folëse nga vjeshta e ’74-s, deri në gushtin e 85-s. Nga televizioni jam larguar në vitin 2014 dhe nga 40 vite punë në TVSh, 25 vjet i kam në ekran, por kam punuar edhe si montazhiere, kjo pas lindjes”, tregon ajo në një ndër intervistat e saj të rralla.
Sot, Mimoza është 65 vjeç dhe jetën e saj e ka ndërtuar larg ekranit dhe larg vendlindjes, në Amerikë. “Janë vite, një pjesë tjetër e jetës kjo që e ndaj midis Shqipërisë dhe Amerikës. Jetoj me vajzën në shtetin Oregon, qyteti Portland, nga krahu i Paqësorit.
Një vend pa shqiptarë, qëndroj pak me shoqërinë e vajzës, që habiten kur mësojnë se kam punuar në televizion. Jam gjyshe me nipër e mbesa dhe kemi kënaqësinë të rrimë afër atyre, por Tiranën, televizionin e kujtoj me nostalgji, me merr malli, pasi jam larg nga miqtë, nga gjithçka, edhe pse shkoj e vij sistematikisht në Shqipëri”, shprehet ndër të tjera Mimoza Tafaj.