“Ishte koha e vetullave si fije peri”, Fiori Dardha nxjerr foton e 2005-ës

Tendencat ndryshojnë vit pas viti, por vetullat e Fiori Dardhës në 2005-ën do na kujtojnë modën e vetullave tek vajzat para më shumë se një dekadë. “Ora e nostalgjisë, ishte koha e vetullave si fije peri. Janar 2005 ose 2006” shkruan Fiori në foton ku shihet me flokë të gjatë. Në atë kohë moderatorja e “Boom” ishte e njohur për emisionin “Bla, bla”. Natyrisht që duket shumë ndryshe me sot, pasi flokët i mban shkurt dhe vetullat më të plota, pasi dihet që jemi në kohën e vetullave të trasha.