“Ishte i përpiktë”- Aktorja e famshme dhe këngëtari bëhen prindër për herë të parë, mirëpresin në jetë djalin. Zbulojnë emrin
Aktorja e famshme, Mandy Moore ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.
Moore zbuloi në një postim në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj, Taylor Goldsmith, janë bërë prindër të një djali.
“Gus është këtë”- shkroi ajo krahas imazhit të vogëlushit, të cilit nuk ia zbuloi fytyrën.
Më pas shtoi: “Djali ynë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë në datën e planifikuar të lindjes, për të kënaqur prindërit e tij.”
Aktorja u shpreh gjatë një interviste në janar se kishte pritshmëri të mëdha për fëmijën e saj.
“Dua të rris një djalë inteligjent, feminist, të dashur, të dhembshur, i cili respekton gratë dhe i kupton kufijtë,”– tha ajo për Romper.
Gjithashtu lavdëroi bashkëshortin, liderin e grupit Dawes, duke thënë se ka lindur për tu bërë baba.
“Mendoj se ka lindur për tu bërë baba. Ai është duke u përgatitur për këtë. Në mëngjes, është qesharake, por unë zgjas dorën drejt telefonit, ndërsa ai drejt librave për fëmijë që po lexon”– përfundoi aktorja.
/Panoramaplus.al