“Ishte i gjithi gabimi im, u tregova impulsive”- U ndanë tre muaj pas fejesës, reagon modelja 11 vite më e re: Unë dhe Seldi…

Pas publikimit të lajmit nga “Panoramaplus.al”, se këngëtari i njohur Seldi i dha fund lidhjes me modelen 11 vite më të re, ka reaguar edhe Sindi Çela.

Në një postim në InstaStory, u shpreh se i gjithi ka qenë një gabim i saji.

Modelja tha se pati një konflikt Seldin dhe pas kësaj, fshiu fotot e përbashkëta dhe e hoqi nga Instagram.

Ajo theksoi se u tregua implusive, duke marrë vendime para kohe, ndërsa shtoi se e gjitha kjo ndodhi për shkak se kaloi një javë të ngarkuar me provime, si edhe situatës së pandemisë që po kalojmë, duke shtuar “se asgjë nuk është e lehtë”.

Por Sindi Çela u shpreh se është rikthyer me këngëtarin dhe tani janë bashkë.

“Dua të saroj jo se dua të justifikikohem por e gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë,”– tregoi ajo.

Ndërsa në video dëgjohet halla e saj duke thënë: “Sindi në këtë botë asnjë njeri nuk është perfekt e dashur.”

“Edhe halla ime e vërteton këtë gjë ,”– përfundoi modelja, e cila e ka bërë sërish “follow” këngëtarin në Instagram.

Ndërkohë nga ana e Seldit nuk ka pasur asnjë reagim rreth lajmeve të ndarjes. Gjithashtu edhe ai i ka fshirë fotot me modelen si edhe e ka hequr nga ndjekësit në rrjetin social, duke e shpallur veten “single”.

Këngëtari bëri publike lidhjen me vajzën 11 vite më të re në festën e ditëlindjes së saj.

Krahas fotos ku shkëmbenin një puthje në buzë, Seldi i bëri urimin special të dashurës së tij.

“Edhe 100 zemra ime, të dua shumë!”– shkruante ai. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza në gishtin e Sindit, që tregonte se ata tashmë ishin fejuar.

Kujtojmë që Seldi është mjaft i komentuar për jetën private, pasi dy fejesave të dështuara.

Pas lidhjes që krijoi në “Big Brother”, ai u fejua me Dafina Zekën dhe më pas me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Dhe dy vite pas ndarjes me këtë të fundit, duket se këngëtari gjeti një dashuri të re para tre muajsh, me Sindi Çelën.

Nuk dihet nëse Seldi e ka falur këtë “veprim impulsive” të modeles.

/Panoramaplus.al