“Ishit xhelozë por duheshit shumë”- Aktori rrëfen lidhjen e dashurisë me Gabriel Garkon: Kishim 13 vite diferencë, ai ishte i fejuar
Deklarata e aktorit të famshëm, Gabriel Garko se ishte homoseksual i shokoi të gjithë. Pak kohë pasi ai bëri publike preferencat seksuale, aktori Gabriele Rossi zbuloi se ka qenë në një lidhje me Garkon.
Romanca mes tyre nisi në “Honor and Respect 2” kur Gabriele Rossi ishte vetëm 19-vjeç dhe Gabriele Rossi 32-vjeç.
Lidhja mes tyre zgjati vetëm 5 muaj dhe në atë kohë Garko ishte i fejuar me Eva Grimaldi.
“Ai më trembi pak në atë kohë. Kuptova se nuk ishte gjë e lehtë të ishe me të,”- rrëfeu aktori.
Ndërkohë Barbara d’Urso kujtoi kohën kur Garko e prezantoi atë për herë të parë me Gabriele Rossi-n si i dashuri i tij gjatë një darke.
“Ishit shumë xhelozë për njëri-tjetrin, por duheshit shumë,”- u shpreh prezantuesja.
Por pas 10 vitesh ndarje, në vitin 2017, ata u ribashkuan sërish dhe rindezën romancën e tyre.
“Me të dashurin tim të mëparshëm unë kisha jetuar lirisht pozicionin tim si çift dhe me Gabriel e bëra të qartë se nuk do të tërhiqesha,”- kujtoi 32-vjeçari. “I kërkova që të mos kishte gënjeshtra të paktën me njerëzit me të cilët kemi dalë. Ai e pranoi në fillim me pak ngurrim, pastaj e kuptoi se sa i leverdishëm ishte ta lejonte veten këtë hapje të lehtë.”
Marrëdhënia e tyre u konsumua gradualisht për shkak të grindjeve dhe keqkuptimeve mes tyre.
“U deshën debate e përqafime për të kuptuar se ekzistonte një vizion disi i largët mes tij dhe meje për sa i përket çështjeve private dhe profesionale,”– tregoi ai. “Kur je në lidhje me një karakter kaq të fortë, përfshiheni në disa mekanizma në përpjekje për ta mbrojtur.”
Disa muaj pas përfundimit të lidhjes së tyre, Gabriel Garko vendosi të dilte hapur si homoseksual fillimisht në “Big Brother Vip” dhe më pas në “Verissimo”.
Ndërsa Rossi ka nisur një lidhje të re dashurie me një tjetër mashkull, për të cilin shprehet: “Ai sillet me mua shumë mirë.”
/Panoramaplus.al