“Ishim 16 vite të lidhur dhe tani kemi mbetur shokë”, Jerina Lalaj rrëfen historinë e dashurisë
Nuk ndodh shpesh që pas një ndarje të dy palët të ngelen miq me njëri-tjetrin. Por moderatorja Jerina Lala tregoi se është ndarë nga ish-partneri i saj pas një historie dashurie që zgjati 16 vite, e megjithatë vazhdon të ruajë komunikimin e mirë me të.
Ajo tha se ka zgjedhur të mbetet shok me ish-in dhe se secili ka ndjekur rrugën e tij. Sipas Jerina Lalës, respekti mes dy personave që kanë ndarë një pjesë të mirë të jetës së bashku duhet të qëndrojë.
“Unë jam shok me ish-in tim. Jemi ndarë prej tetë vitesh tashmë. Kemi marrë një vendim për të dy, që secili duhet të ndiqte rrugën e vet, sepse dikush nga ne do të ishte i palumtur nëse do të vazhdonim si ishim. Kemi qëndruar bashkë 16 vjet. Ndarja, sidomos kur ke ndarë me atë njeri një pjesë shumë të rëndësishme të jetës, të ndahesh mirë, është minimumi që mund të bësh. Ka një lloj respekti. Që të ndahesh si mik, me personin që ke kaluar vite, ta pyesësh a je mirë, t’i thuash që jam e lumtur për veten tënde që ti je mirë dhe të kesh në këmbim të njëjtën energji të mirë,”– tha Lala.