‘Ishalla del sa më shpejt’/ Bënte ‘namin’ në TikTok me ‘Mafia’ të Don Xhonit, reperi mendon se e e kanë prangosur, kërkon lirimin e Enkeleda Kapedanit nga burgu: Ajo çika…
Ky i fundit, duket se është informuar me atë që po ndodh me gjyqtaren në Shqipëri, ndaj ka reaguar. Fillimisht ai postoi videon e saj në ‘instastory’ e më pas hyri në ‘live’ duke shprehur keqardhje, duke kërkuar lirimin e saj nga burgu.
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani u vu në qendër të mediave ditën e djeshme. Shkaku: videot që postone në TikTok. Pjesën më të madhe të videove ajo i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, duke u përpjekur që të nxirrte në pah dhe jetën e saj luksoze me veshje të markave më të shtrenjta. Në një prej tyre ajo dëgjonte këngën e reperit kosovar Don Xhonit, ‘Mafia’.
Ky i fundit, duket se është informuar me atë që po ndodh me gjyqtaren në Shqipëri, ndaj ka reaguar. Fillimisht ai postoi videon e saj në ‘instastory’ e më pas hyri në ‘live’ duke shprehur keqardhje, duke kërkuar lirimin e saj nga burgu.
‘Ishalla, ishalla del ma shpejt bro, ajo çika bro, lirim sa ma të shpejtë për gjykatësen a ca është bro.’- thotë Don Xhoni në video.”
Mesa duket reperi ka marrë informacionet e gabuara pasi mendon se gjyqtarja ndodhet në burg.
Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.
(a.b)/dosja.al