“Isha unë, robq*r”: la pa ndjenja kundërshtarin pastaj e ofendoi, reagon Jove Español B: “Ishte në rrezik për jetën”

Ajo që ndodhi të shtunën e 4 nëntorit gjatë ndeshjes mes Jove Español B dhe Santa Pola, një ndeshje në kampionatin rajonal të të rinjve të Komunitetit Valencian, ishte e pabesueshme. Në fakt, një lojtar i skuadrës vendase është goditur ashpër nga një kundërshtar derisa sa humbi ndjenjat. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku më pas i riu ka rifituar vetëdijen.

PRAPASKENA TRONDITËSE U ZBULUA NGA TEKNIKU
“I dha një goditje me bërryl në qafë lojtarit tonë, nga pas,” tha trajneri i Jove Español B. “Pasi u godit, djaloshi erdhi tek unë duke kërkuar ujë, pastaj ra pa ndjenja në fushë. Shokët e tij ishin të gjithë në lot”. Pastaj zbulimi në kufijtë e surreales: “Ndërsa ne po i jepnim ndihmë lojtarit, kundërshtari që e goditi u afrua duke prekur pjesët e poshtme dhe tha <>, duke u tallur me të dhe duke e ofenduar”.

KLUBI: “ISHTE NË RREZIK PËR JETËN”
Ajo që ndodhi, megjithatë, është mohuar kategorikisht nga klubi kundërshtar: “Santa Paola mohoi gjithçka” raportoi Jove Español B në një shënim drejtuar federatës së futbollit të Komunitetit Valencias. “Lojtari ishte në rrezik të vdiste. Pasi u godit humbi ndjenjat dhe filloi të kishte konvulsione”. Më pas rrëfimi i nënës së futbollistit të goditur: “Kur mbërritëm në spital nuk i kujtohej asgjë, as emri, as kush isha unë. I mbaja krahun dhe ai nuk përgjigjej sepse nuk kishte forcë. Tani është në shtëpi dhe është më mirë, por për pak sa nuk të pashë të vdiste”. Familja e djaloshit raportoi episodin në Guardia Civil dhe, nga ana e saj, Jove Español B ka nisur veprimet ligjore në pritje të masave që federata lokale e futbollit synon të marrë në lidhje me incidentin.

Lapsi.al