‘Isha në shtëpi me Hanën’, Mozzik tregon momentin kur Loredana u arrestua
Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 minuten”, Mozzik ka folur për ndarjen nga Loredana, këngën “Dhelpër dinake”, vajzën e tyre Hanën e deri tek arrestimi i Loredanës.
Mozzik tregoi se Loredanën vazhdon ta respektojë dhe se këngën “Dhelpër dinake” nuk ia ka kushtuar asaj pasi ka 2 vite që e ka shkruar.
Reperi u shpreh se me vajzën ka dy muaj pa e parë, por në dhjetor më në fund do e takojë.
Mozzik foli edhe për ditën kur Loredana u arrestua, lajm i cili bëri bujë në maj të këtij viti. Reperi tregoi se ndodhej në shtëpi me të bijën kur policia shkoi për të bërë kontroll.
“Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Unë isha në shok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të doli që ajo e bëri, unë do të mendoja se nuk e bëri”, tregoi Mozzik./gazetaexpress