“Isha në ankth, kam kryer 6 teste”, Maria de Filippi zbulon si e ka përjetuar
Moderatorja e njohur italiane, Maria de Filippi, ka treguar në një intervistë të fundit se ka qenë shumë e frikësuar për shkak të pandemisë së Covid-19.
“Për mua këto muaj nuk kanë qenë si një shëtitje”, ka thënë Maria për revistën “Oggi”. Moderatorja ka treguar se ka kryer 6 teste dhe ka gjithmonë doreza dhe dezinfektant me vete.
‘Kam bërë 6 teste seriologjike në mesin e shumë prokupacioneve udhëtoj me doreza dhe dizefekantë’ është shprehur ajo gjatë intervistës. Gjithashtu puna e saj ia ka shtuar më shumë ankthin dhe tmerrohej kur i duhej të takonte njerëz.
‘Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerroheja nga fakti se mund të merja virusin. Për këtë aryse mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komedinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth”, ka thënë Maria.