“Isha e thyer”- Pas ndarjes nga Orlando Bloom, Katy Perry mendoni të vriste veten, ja çfarë e shpëtoi këngëtaren e famshme

Këngëtarja Katy Perry mendoi të vriste veten pas ndarjes nga Orlando Bloom në vitin 2017.

35-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me aktorin e famshëm, pranoi se në atë periudhë po përballej me probleme si në jetën personale ashtu edhe profesionale.

“Karriera ime ishte në këtë trajektore. Po ngjitej dhe më pas filloi të binte, për mua ishte si një tërmet. Kisha dhënë aq shumë dhe më lëndoi. Isha ndarë edhe nga i dashuri im, i cili tashmë është babai i fëmijës tim,”– tha Katy, teksa tregoi arsyet që e çuan të mendonte vetëvrasjen.

Ylli i muzikës u shpreh se besimi i saj në Zot e ndihmoi të shërohej me kalimin e kohës.

Mirënjohja është ndoshta gjëja që më shpëtoi jetën, ndryshe do më kishte mbytur trishtimi im dhe ndoshta do të isha hedhur,”- shtoi Katy. “Gjeta mënyrën për të qenë mirënjohëse. Edhe kur nuk jam në humor të mirë them me vete: ‘Jam mirënjohëse, jam mirënjohëse!”

Këngëtarja u shpreh se tani ndodhet në gjendje të mirë pas kaloi një vit duke u marrë me problemet e shëndetit mendor.

“Shpresa ka qenë gjithmonë një opsion për mua, për shkak të marrëdhënies sime me Zotin. Diçka më e madhe se unë më krijoi për një qëllim dhe për një arsye. Çdo person është sjellë në jetë për një arsye,”– u shpreh ajo.

Katy dhe Orlando u lidhën në Golden Globe Awards në janar 2016. Ata e bënë publike romancën e tyre disa muaj më vonë në maj, në Festivalin e Kanës.

Çifti u nda në muajin mars 2017. Por ndarja e tyre nuk zgjati shumë dhe u kthyen së bashku po atë vit.

Aktori i propozoi për martesë në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2019, ku i bleu një unazë 5 milionë dollarëshe.

Ata njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë në fillim të marsit.

Katy u shfaq me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e saj muzikor Never Worn White dhe gjinia e foshnjës është vajzë.

Këngëtarja është martuar më parë me aktorin dhe komedianin britanik Russell Brand. Por ata u ndanë në dhjetor 2011, vetëm pas 14 muajsh martesë.

Ndërsa Orlando ka qenë i martuar me supermodelen australiane Miranda Kerr, 37 vjeç, nga korriku 2010 deri në mesin e vitit 2013.

Ish-çifti janë prindër të një djali, Flynn të moshës 9-vjeçare.

/Panoramaplus.al