“Isha 15 vjeçe..”, Elsa Lila flet për humbjen e nënës: Ka qenë një tragjedi e jashtëzakonshme

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka qenë e ftuar në podcastin “Zë me Mirën”, ku ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj, e cila nuk ka qenë fort e lehtë për artisten. Këngëtarja ndër të tjera mes emocionesh ka rrëfyer përballjen me humbjen e nënës, dhe se si ka ndikuar kjo ngjarje e trishtë në jetën e saj.

Elsa e cilësoi humbja e saj si një tragjedi e jashtëzakonshme dhe se vitet e para e ka patur shumë të vështirë. “Ka ndikuar totalisht, ashtu siç do të ndikonte në çdo krijesë, në çdo njeri të këtij planeti. Nëna është personi që të sjell në jetë, është qenia më e afërt me secilin prej nesh dhe ka qenë një tragjedi e jashtëzakonshme. Sigurisht që ka qenë shumë e vështirë, sidomos kohët e para. Unë isha 15 vjeçe dhe Eni 11 vjeçe. Nuk gjendeshim në vendin tonë, gjendeshim në Itali kur kjo tragjedi ndodhi dhe kanë qenë realisht momente shumë, shumë të vështira për ne. Por kemi mësuar me vitet që dhimbjen ta transformojmë në forcë dhe të mundohemi që me jetët tona, si unë dhe Eni ta bënim atë të ndihej krenare atje ku është shpirti i saj. Jemi munduar gjithmonë. Unë kur kam pasur ndonjë sukses apo kur kam pasur…”, tha ajo.

Elsa ka zgjedhur që vajzës së saj t’i vendosë emrin e nënës së saj, Evita, pasi ajo quhej Eva. “Gjithmonë flas me të (nënën) me mendje dhe i them: E shikon çfarë ka ndodhur? Po të ishe ti këtu do ishe kënaqur shumë! Do ishim emocionuar shumë! Rri e qetë, ne jemi shumë mirë! Çdo gjë po shkon bukur! Unë e ndjej që ti je diku, e ndjej dashurinë tënde prej së largu”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që vdekja e nënës së Elsës, violinistja Eva Vishaj, nuk ka qenë për shkaqe natyrore, por ajo u u gjet e vrarë, me një plumb në kokë në vitin 1997. Për këtë vrasje, më vonë u akuzua Albenc Ago, por motivi i kësaj ngjarje nuk u zbulua asnjëherë.

Bordo