“Isha 10-vjeç kur …”- Mariza Ikonomi rikthehet aty ku nisi gjithçka: Jeta s’të lë fëmijë

Mariza Ikonomi iu është rikthyer punës në radio. Këngëtarja e njohur ishte vetëm 10-vjeç kur “preku magjinë e radios dhe televizionit”.

Teksa u shkëput për t’iu përkushtuar karrierës së saj muzikore, është rikthyer përsëri me një emision të vetin.

“Mariza Show” quhet programi që ajo do të drejtojë. Lajmi u zbulua nga vetë Mariza Ikonomi në një postim në rrjetet sociale, ku shpërndau foto nga Radio Televizioni Shqiptar.

“Jam shumë e kënaqur që rikthehem përsëri aty ku gjithçka nisi ne një moshe fare të vogël .

Isha vetëm 10 vjeç kur preka magjinë e radios dhe televizionit për herë të parë por jeta s’të lë fëmijë dhe ja ku jam sot për të nisur bashke me ju këtë udhëtim të bukur mes programit “MARIZA SHOW” 🎧🎙🎩”- shkroi ajo, krahas fotos.

/Panoramaplus.al