
Ish-velinë dhe një nga femrat më tërheqëse, moderatorja bëhet pjesë e “Big Brother VIP”?
Disa ditë më parë 23 personazhe të njohura të showbizit shqiptar janë bërë pjesë e “Big Brother VIP 3”, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Mirëpo mesa duket konkurentë të rinj do ti bashkohen shtëpisë, dhe një ndër ta është edhe moderatorja e “Procesit Sportiv” Alesia Bami.
Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime për “Kryefjala.com”, megjithëse akoma nuk dihte nëse bukuroshja do të futet në shtëpi këtë të shtunë apo ditët në vijim.
PANORAMASPORT.AL