Ish-velina e “Stop”-it prezanton familjen dhe biznesin më të ri që ka hapur

Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni ‘Stop’, pasi zërat përfolën për një debat që u krijua, pasi Alesia Bami mori pjesë në një emision televiziv, në Top Channel. Megjithatë, ish-velinës i ka bërë mirë ky largim sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Alesia-Bami-2

Së pari ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin ‘E diell’ në Top Channel dhe përveç kësaj, mbrëmë ajo realizoi një mbrëmje promovimi për biznesin e saj më të ri. Një dyqan me fustane mbrëmjesh, është projekti më i ri që ka ndërmarrë Alesia Bami.

Alesia-Bami-3

Nese jeni kuriozë për familjen e saj, duke përfshirë babain dhe vëllain sepse me nënën e saj jemi njohur, Alesia Bami i prezantoi në mbrëmjen e saj, ku kishte të ftuar dhe shumë personazhe të showbiz-it.

Alesia-Bami-4