Ish-velina e Ardit Gjebresë “mbyt” me komente nusen e Jonit, ç’e lidh Megi Ndokajn me Merlin Haxhiymerin
Merlin Haxhymeri është “nusja” më e komentuar e showbiz-it shqiptar këtë fillimvit, pas fejesës më Jon Gjebrenë, djalin e showman-it të njohur, Ardit Gjebrea. Vajza simpatike ka shumë mikesha të afërta, një prej të cilave është Megi Ndokaj, ishte velina e Gjebresë në programin “E diela shqiptare”. Nuk gjen foto në Instagram, që Megi të mos e komentojë Merlin, vajzën e bukur të biznesmenit Adi Haxhiymeri. Ajo e përkëdhel pa fund, me komente që do t’u lënë pa fjalë kur t’i lexoni në këtë postim të Story.al. Nuk dihet nëse ato janë thjesht mikesha të ngushta, apo kanë lidhje gjaku, duke pasur parasysh që në fotot e Merlin komenton edhe nëna e Megit, artistja Roberta.