Ish-sulmuesi brazilian Adriano i jep fund lidhjes me të dashurën 20 vite më të re!
Ylli i dikurshëm i futbollit, Adriano, së fundmi thuhet lart e poshtë se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me një studente të mjekësisë, e cila e ka gjysmën e moshës së tij. Ish-sulmuesi brazilian ka qenë në lidhje me 21-vjeçaren Ceu Oliveira që nga muaji janar dhe kishin dalë publikisht në Rio de Janeiro, disa ditë pas ditëlindjes së 40-të të futbollistit të dikurshëm të Interit dhe Romës.
Adriano, karriera e të cilit pësoi rënie si pasojë e problemeve të tij me alkoolin dhe depresionin, nuk e ndjek më bukuroshen ne rrjetet sociale, si dhe ka fshirë të gjitha fotografitë me të.
Mediat braziliane raportojnë se ai po e shijon jetën i vetëm, ndërsa javën e kaluar ishte xhiruar teksa argëtohej me miqtë në një klub nate në Rio, ndërsa po ashtu është bërë hit një video, ku shfaqet duke pirë i ulur në një motoçikletë. Arsyeja e ndarjes së 40-vjeçarit me Ceu nuk është bërë ende e ditur, ndërsa edhe para saj Adriano kishte qenë në lidhje me studenten Laisa Lemos, me të cilin u nda në vitin e kaluar.
Marsin e kaluar u pretendua se fituesi i Kupës së Amerikës 2004, i famshëm për veprimet e tij jashtë fushës, kishte rindezur fshehurazi marrëdhënien e tij me dy ish-të dashura në të njëjtën kohë, Victoria Moreira dhe Micaela Mesquita.