Ish-partnerja e tij thumbon hapur Alfion: Njerëzve u pëlqen të përdorin…

Ish-çifti i njohur Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë qenë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikur shqiptar. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë.

Disa ditë më parë, Alfio teksa ishte brenda shtëpisë së BBV, gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Merin, ka folur për ish-partneren e tij, duke treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga ajo.

Nga ana tjetër, ish-partnerja e tij, Fatma Methasani ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, mbrëmjen e kaluar, i cili është aluduar se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Alfios.

“Njerëzve u pëlqen të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”, ishte shprehja që ka nënvizuar Fatma nga një libër dhe e ka publikuar foton në Instagram, duke lënë të nënkuptojë diçka për ish-partnerin e tij.

liberale.al