Ish modelja e Playboy i jep fund jetës
Ish-modelja e famshme e Playboy, Ashley Mattingly, i ka dhënë fund jetës së saj në moshën 33-vjeçare.
Ajo abuzonte prej kohësh me alkoolin dhe substancat narkotike dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar së fundmi.
Ashley u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Austin, Teksas. Policia e gjeti trupin e pajetë të modeles, pasi një mik i shqetësuar i telefonoi për t’i bërë një kontroll modeles që s’dukej gjëkundi.
Motra e saj, Christy dhe vëllai binjak, Billy, treguan se modelja e Playboy i dha vetë fund jetës, mirëpo policia ende po heton ngjarjen.
Para vdekjes, 33-vjeçarja la një shënim i cili nuk është bërë i ditur për publikun, pasi policia po e mban për hetimin.
Në vititn 2012, Ashley u përfshi në një konflikt me partnerin e saj, yllin e “Prison Break”, Lane Garrison. Ajo e akuzoi aktorin se e kishte goditur, mirëpo ai i mohoi këto akuza. Pavarësisht aludimeve, ende mbetet e pazbardhur arsyeja e vetëvrasjes së ish-modeles.