Ish-missi masturboi në skenë, kush është nëna e tre fëmijëve që la publikun me gojë hapur

Një ish-Miss nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” të saj kishte tre fëmijët që erdhën në jetë nga martesa e dështuar. Pasi i rriti mjaftueshëm ata dhe nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

Screenshot_2019-05-19-21-28-45-1

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë ajo u rikthye në teatrin “Dodona” në Prishtinë për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj; etapa kyçe në jetën e një femre. Shfaqja është plot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa e bën publikun të qeshë, po aq e bën të reflektojë apo përlotet. Me interpretimin e saj plot finesë, Arjola mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pas asnjë lloj sikleti edhe pse ndodh live. Skenografinë e shfaqjes e ka krijuar po Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografitë Arbër Elezi, ndërsa muzikën e ka kompozuar Memli Kelmendi. Për shfaqjen e guximshme të financuar nga Ministria e Kulturës, Arjola bashkëpunoi me teatrin “Dodona”. Duke qenë vepra titullohet “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, të gjithë menduan se aktorja ishte po ashtu një vajzë beqarë, por të gjithë u çuditën se kjo aktore me linja perfekte ishte nëna beqare e tre fëmijëve./Panorama Plus