Ish-Missi i jep fund jetës, hidhet nga ndërtesa! Postimi i saj i fundit para se të vetëvritej: Kjo ditë…

Ish-Miss SHBA, Cheslie Kryst i ka dhënë fund jetës në moshën 30-vjeçare.

Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan, sipas Departamentit të Policisë së New York.

“Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja. “Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe focën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri.”

Ish-Missi ka postuar një foto në Instagram para se ti jepte fund jetës.

“Kjo ditë ju sjellë prehje dhe paqe”, shkroi ajo krahas imazhit të saj.

/Panoramaplus.al