Ish-Missi gjendet e pajetë në dhomën e hotelit
Ish- “Miss Uruguait”, Fatimih Davila Sosa, është gjetur e vdekur në një prej hoteleve të Meksikës. 31-vjeçarja, e cila ka fituar çmimin e madh në vititn 2006, u identifikua nga autoritetet mëngjesin e së enjtes.
“Daily Mail” shkruan se ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por autoritetet meksikane janë duke hetuar rreth kësaj ngjarjeje, për të zbuluar nëse Fatimih ka vrarë veten apo ka qenë dikush tjetër që e ka vrarë.
Gjithashtu autoritetet meksikane janë shprehur se janë në kontakt me ambasadën e Uruguait, që të lajmërojnë familjarët e 31-vjeçares.
Ndërkohë bëhet e ditur se pasi fitoi çmimin e rëndësishëm, Davila Sosa ka prezantuar Uruguain në “Miss Univers” në vitin 2006 që u zhvillua në Los Anxhelos. Që në atë kohë ajo ka punuar si modele!