Ish-miss Kosova arrestohet për shantazhin e të dashurit biznesmen
Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, para disa ditësh është ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren. Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast në të cilën është përfshirë vajza që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018 dhe historinë e saj me biznesmenin që ra pre e saj dhe pagoi shuma të majme parash.