Ish miss-i shqiptar nis karrierën si në aktore, bëhet pjesë e një seriali turk
Arbnora Ademaj ka kohë që është zhvendosur në Turqi, ku po zhvillon karrierën e saj në aktrim. Prezantuesja dhe modelja shqiptare ka zbuluar prej kohësh se është angazhuar në një serial turk.
Së fundmi, është mësuar se seriali do të mbajë titullin “Kirik Hayatlar”, në të cilin ish miss-i do të luajë një ndër rolet kryesore. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo në një postim në Instagram.
Tenenovela do të nisë transmetimin me 23 Gusht në kanalin turk “Kanal D. Krah saj luajnë dhe mjaft aktorë të njohur si Erdem Yılmaz, Murat Onuk dhe Burcu Almeman.