Ish-ministri i Drejtësisë tallet me Françeska Muratin, pas djegies së apatamentit: Konfuzion me një lajm nga lagja ime!

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me lajmin se Françeska Muratit i është djegur apartamenti, që sapo kishte blerë.

Lajmi i djegies së apartamentit të Françeska Muratit u publikua në media, vetëm pak ditë pasi u pretendua se ajo e kishte blerë apartamentin, sipas disa mediave 700 mijë dollarë, sipas disa të tjerave 500 mijë dollarë. Françeska Murati zbuloi kohët e fundit për një dhuratë tepër të çmuar ndërkohë që ajo nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen.

Postimi i Ylli Manjanit:

Pikëpyetjet e një lajmi…

*****

Konfuzion me një lajm nga lagja ime.

Nuk e mora vesh sa e bleu shtëpinë kjo Françeska, 500 apo 700 000 euro?

Ish-ministri i Drejtësisë tallet me Françeska Muratin, pas

Pash zotin na e ndani cila shumë është e sakta, po vari lesht zjarrit? Njëri portal thotë 700 000, tjetri 500 000. Jam i paqartë…

Ah edhe një pyetje tjetër, shkrepësja nuk duhet të ndizet në zonat rezidenciale?!

Ça shejtan shkrepëse qënka kjo?!

Përfundimisht, ra apo jo zjarr te ballkoni i Françeskës?

Dhe më në fund fare, Françeska kush është në vetvete?!

liberale.al