Ish-lojtarja e “Big Brother” koncert me Robert Berishën, nuk do e besoni për kë bëhet fjalë
Njihet si një nga banoret më të komentuara të “Big Brother” ndër vite dhe fjala është për Juna Vatën. Edhe pse mori pjesë në këtë lojë, ëndrra e saj e hershme ishte të bëhej këngëtare. E diplomuar në Universiteitn e Kamzës për Financë, pas daljes nga “Big Brother” biondja Juna nisi punën në karaoket e ish-Bllokut në Tiranë. Dhe duket se tashmë këngën e ka kthyer jo vetëm në profesion, por ajo tani ndan skenën me emra të njohur. Një prej tyre është bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha, i cili ka ndarë me ndjekësit posterin e koncertit që do të mbajë në një nga club-et e Tiranës, më datë 27 janar. Roberti dhe banda e tij do të ndajnë natën e koncertit me Juna Vatën dhe Silver Metkën. Sa i takon pmajes Juna duket shumë në formë, dhe këtë fillim vit ka realizuar një set fotosh artistike si këngëtare. Pasi doli nga loja që i dha famën e dëshiruar, Juna u shpreh se programi i “Big Brother” i ka shërbyer për të rritur popullaritetin e saj në karaoket ku performonte, pasi ajo e ka dobësi këngën. Duket se pas kaq shumë vitesh ajo vazhdon të mbajë gjallë pasionin e saj netëve jo vetëm në karaoke, por dhe koncerte të vërteta.