Ish-lojtarja e “Big Brother” me djalin në duar nga bashkëjetesa me biznesmenin
Ish-lojtarja e “Big Brother”, Geri Matohiti ka prezantuar djalin e saj të porsalindur Neo, nga bashkëjetesa me të dashurin biznesmen. Shumë në formë me djalin në krahë, Geri ka zgjedhur fjalët më të bukura për të shprehur ndjesinë e mëmësisë. “Ti je thjesht dashuria e mamit dhe e babit, kuptimi i jetës sonë, e gjithë bota jonë, nuk do të mundesha kurrë të gjëja fjalët e duhura të shpreh këtë ndjesi të mrekullueshme që po përjetoj… thjesht në të duam pafund i shtrejnti im NEO!”, përfundon Matohiti. /Story.al/