Ish-lojtarja e “BB” u nxjerr gishtin e mesit miqve për 31 vjetor: Mos më blini dhurata, kam nevojë për para

Altina-Kusari-2

Altina Kusari, është vajza e shkathët nga Gjakova pjesë e shtëpisë së “Big Brother 6”, e cila krijon situata të ndryshme në rrjetet sociale duke qenë se është tip që e thotë gjithçka hapur. E diplomuar për aktrim pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë, ajo në “BB” hyri me sekretin “Jam fanse e Real Madrid”. Këtë fundjavë Altina kishte ditëlindjen, dhe për këtë arsye ka postuar foton me tortën e festës. Por ajo ka bërë një gjest që jo çdokush e bën. Duke pozuar me gishtin e mesit para tortës, Altina u drejtohej miqve me një status rebelues ku u kërkonte të mos i blinin dhurata idiote, pasi tashmë është 31 vjeçe dhe ato për të cilat ajo thotë se ka shumë nevojë në këtë moshë janë paratë.