Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nxjerr provat e forta, kërkon të mbyllet menjëherë BBV2

Tema “Luiz” është më e përhapura e ditëve të fundit. Nuk ka bisedë që nuk komentohet, madje edhe personazhet e njohur “kanë hyrë në këtë valle”.

Mirëpo së fundmi veçanërisht është ngritur zëri nga publiku qofshin njerëz të thjeshtë, qofshin persona me influencë në rrjetet sociale për bullizmin që po i ushtrohet Luizit nga një pjesë e banorëve.

Në lidhje me këtë ka edhe Ritvana Fetahu diçka për të thënë. Më anë të një postimi në Instagram, ish-konkurrentja e Për’puthen i cilësoi banorët një tufë ziliqarësh që nuk kanë rregulla morale. Madje Ritvana ka edhe një kërkesë: të mbyllet “BBV”.

“Është e papranueshme. Jeni shembulli më i keq i bashkjetesës. Jam vërtet e prekur nga kjo deklaratë që bëhet nga një artist duke u ndjekur live nga miliona shqiptar në gjithë botën.

Nuk jeni të aftë të luani, më kujtohet vjet Einxhel luftonte me shpirt për të drejtat e saj në shtëpi, me dinjitet. Ato jane vajzat që duam, si Einxhel.

Luizit i është përmendur edhe familja, është cënuar në dinjitet, aty ku secilit i “vlon gjaku” . Një tufë ziliqarësh, të paaftë të luajnë me rregulla morale.

Jam pa fjalë… Unë njoh persona që janë trajtuar në këtë menyrë kur kan qenë fëmijë,dhe pasojat i kanë ndjekur gjithë jetën. PO, e duam LUIZIN. Për shumë virtyte që ju nuk i keni.