Ish-konkurrentja e Për’puthen: Kam qenë në burg për shkak të ish-it malazez

Laureta Zybe është ish-konkurrentja e Për’Puthen e cila bëri bujë të madhe në media për shkak të së shkuarës së saj plot skandale, ndërsa është motra e njërës prej vajzave që ishte si konkurrente në program, Rrushes. Sipas mediave Laureta ka qenë e arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit dhe po ashtu për prostitucion.

Gjithashtu, raportohet se Laureta ka qenë edhe striptiste e klubeve të natës në Prishtinë, ndërsa para autoriteteve ishte shprehur se ndjehej fajtore që nuk i kishte denoncuar personat me të cilët ishte shoqëruar. Ndër të tjera, Laureta thuhet se ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleone, por së fundmi për mediat ka hedhur poshtë këtë gjë duke thënë se shkak i arrestimit ishte partneri i saj, i cili sipas saj ishte shtetas malazez dhe jo Corleone.

“Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. Po. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën. Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Corelone, janë montazhe.”– tregoi ajo.