Ish- konkurrentja e “Love Story 1” që fitoi zemrat e të gjithëve do bëhet nënë për herë të parë

Sot më 8 Mars, disa nga vajzat tona të ekranit kanë zgjedhur të ndajnë lajmet e ëmbla. Edhe ish-konkurrentja e “Love Story” Engjëll Lengo ka zbuluar se është shtatzënë.

Engjëll publikoi foto krah partnerit të saj, këngëtarit Vani Gjuzi duke treguar dhe barkun me fustanin e zi të ngushtë. Me këtë rast ajo ka bërë publike kështu edhe lidhjen e dashurisë.

Kujtojmë se Lengo, ka qenë pjesë e showt të dashurisë, Loves Story në sezonin e parë ku princi ishte Saimir Kasemi, që në fund zgjodhi Merin.

Engjëlli fitoi simpatinë e shumë njerëzve në atë program, për shkak të ëmblësisë së saj dhe thjeshtësisë që e karakterizon.

Edhe pse nuk fitoi dot “zemrën” e Saimirit, menjëherë pas mbarimit të këtij spektakli, ajo gjeti dashurinë e vërtetë jashtë tij.

Partneri i saj është këngëtari i njohur i muzikës popullore, Vani Gjuzi. Pa kaluar shumë kohë nga lidhja e tyre, ata tani do bëhen prindër për herë të parë.