Ish-kolegu i Georginas tregon të vërtetën e historisë së saj me Ronaldon!
Georgina Rodriguez ka treguar në dokumentarin e saj “I am Georgina” historinë e dashurisë me Cristiano Ronaldon. Si protagoniste e serialit, Rodriguez rrëfen takimin e tyre të parë teksa punonte në gjigantët e modës Gucci dhe pohon se ishte një rast dashurie me shikim të parë. Por një ish-koleg i modeles 29-vjeçare ka publikuar së fundmi një seri videosh në TikTok, ku ka treguar një version të kundërt të ngjarjeve në takimin e parë të çiftit.
“E kisha parë Cristianon përpara se të takoheshin. Kam punuar me Georgina Rodriguez te Gucci rreth dy muaj apo më shumë para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Ne përkonim disa herë duke punuar në dyqan, ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve, unë e kisha parë tashmë Cristiano disa herë në dyqan para se të takoheshin dhe të them të drejtën, ka shumë thashetheme që u komentonin për Cristianon dhe Georginën.
Siç e dinë të gjithë, ata u takuan kur Cristiano po hynte në dyqanin Gucci me disa miq dhe djalin e tij ndërsa ajo po ecte drejt derës, por nuk ishte kështu. Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, të gjithë u kthyem për ta parë sepse për atë lloj klienti kujdesen vetëm menaxherët e dyqanit”, tha Pablo Bone.
“Ajo ishte gjithmonë në kërkim për t’u bërë e suksesshme dhe e famshme”, shtoi ai. Ish-kolegu i Georginas ka shpjeguar se në atë kohë “ata nuk kanë folur, por pas disa javësh janë parë në një festë ku janë njohur pak më shumë”. Pablo Bone zbuloi gjithashtu se në një rast Cristiano Ronaldo mbylli dyqanin për të qenë vetëm me kreun e Gucci dhe partneren e tij të ardhshme.
“Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe pse nuk kishte shumë para apo nuk kishte paratë që ka tani, gjithmonë kishte një lloj arrogance dhe epërsie, në fund kërkonte gjithmonë të ishte e suksesshme dhe famshme. Kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze, ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid. Ajo lëvizte në mjedise ku paratë ishin të bollshme. Është e vërtetë që jetonte në një apartament shumë të varfër, shumë të lirë, por gjithmonë donte të ngjitej lart, gjithmonë donte të rritej dhe kur takoi Cristiano ishte shansi i saj për t’u bërë yll”, përfundoi Pablo Bone.