Ish- i Keisit në BBVA? Shpërtheu rrjeti, reagon ashpër Sabiani!

Komentet shpërthyen në rrjet pas disa pretendimeve në media se Lorenc Hasrama, që hyri në shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e së martës, është ish i dashuri i Keisit.

Shumë ndjekës u shfaqën të bindur se Lorenci dhe Keisi kanë pasur një marrëdhënie në të shkuarën, e u përmend dhe fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin.

Ky pretendim u përmend gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale. Por Sabiani reagoi tejet i ofenduar ndaj këtyre zërave.Këngëtari shpërtheu në ofendime ndërsa sqaroi se me Lorencin, kanë miqësi familjare.

“O media …që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-ka shkruar ai në një postim në Instastory.

Bordo