Ish i dashuri i Adriana Matoshit i jep fund beqarisë, martohet me partneren e re

Futbollisti belg, Keith Groeneveld, i ka dhënë fund beqarisë me partneren e tij të re. Sportisti, e bëri të ditur këtë përmes imazheve të ceremonisë së kurorëzimit, të cilat i publikoi në Instagram.

Keith ka rigjetur dashurinë, pas lidhjes së shumëpërfolur me aktoren dhe deputeten e njohur Adriana Matoshi.

Lidhja e tij me aktoren shqiptare ka qenë një temë e vazhdueshme e diskutuar nga publiku. Pas ndarjes së tyre, reagimet dhe spekulimet rreth situatës së tyre personale vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes në mediat sociale.

Nga ana tjetër, aktorja e njohur ende vijon të mbetet beqare (themi kështu, pasi ende nuk ka zbuluar se ka një person në jetën e saj).

iconstyle.al