Ish-gruaja e futbollistit shqiptar plas bombën pas prishjes së martesës: Në seks nuk…

Futbollisti i njohur shqiptar, Blerim Xhemaili i ka dhënë fund martesës së tij me Erjona Sulejmanin. Sipas medave marrdhënia po shkon drejt divorcit, ndërkohë që “Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja e futbollistit shqiptar, Daniela Missaglia. Çifti kanë dy vjet e gjysmë të martuar, dhe janë edhe prindër të një djali, Luanit. Ata janë një ndër çiftet më të përfolur jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në Zvicër. Por ditët e fundit, Erjona dhe një intervistë për revistën “Chi”, foli për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ndërsa u shpreh se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë. “Seks para ndeshjes? Futbollistët nuk janë dashnorë të mirë. Shumë zgjedhin të bëjnë atë që bëhet vetëm. Unë nuk ëndërroja të martohesha me një futbollist. Madje i largoja. Futbollisti më seksi? Cristiano Ronaldo, është e vërteta” ka thënë modelja e njohur, duke mos përmendur partnerin e saj mes tyre. Gjithashtu ajo paralajmëroi se së shpejti do të hedh në treg një libër, ku flet për të fshehtat e botës së futbollit. “Një “kapitene” që admiroj? Victoria Beckham. Shikoni shitjet e saj. Një “kapitene” që kam antipati? Lexoni librin tim që del së shpejti! Do të tregoj të gjitha poshtërsitë, që fsheh bota e futbollit. Të martohesh me një futbollist është si të jetosh në një kafaz të artë”, rrëfeu Erjona për “Chi”.