Ish-gangsteri famëkeq londinez, Dave Courtney ndërron jetë në moshën 64-vjeçare

Një nga gangsterët më famëkeq të East End të Britanisë, Dave Courtney, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

64-vjeçari ishte raporte të mira me persanat që konsiderohen si më të rrezikshmit e Londrës, vëllezërit Kray, Roy Shaw dhe Lenny McLean.

Një deklaratë e publikuar në mediat sociale të Courtney tha se ai u vetëflijua “me armë zjarri”.

Aty thuhet: “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Dave Courtney në moshën 64-vjeçare. Dave u vetëvra në mënyrë tragjike në orët e para të së dielës më 22 tetor, me një armë zjarri në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead. Detaje për organizimin e varrimit do të sigurohet në kohën e duhur. Familja e tij kërkon respekt gjatë kësaj periudhe zie.”

Krimineli kokëfortë më vonë iu kthye aktrimit kur mori role në një numër filmash gangsterësh londinez me buxhet të ulët – duke përfshirë Hell To Pay.

Courtney luajti në filma të tjerë duke përfshirë Six Bend Trapp, Clubbing to Death.

Pritet hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA