Ish-futbollisti i Tottenham ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare

Anton Walkes, futbollisti i talentuar 25-vjeçar, është ndarë nga jeta, pas një aksidenti me varkë. Ai ishte në gjendje kritike pasi varka e tij u përplas të mërkurën në jug të Floridës.

U raportua se ai u gjet pa ndjenja dhe menjëherë mori ndihmën e shpejtë nga ekipi i shpëtimit, por për fat të keq, nuk ia doli të shpëtonte.

Anton, gjatë vitit 2022, luante në skuadrën Charlotte FC dhe pikërisht, drejtuesi i ekipit, David Tepper ndau me njekësit një deklaratë për vdekjen e të riut.

“Të gjithë në Tepper Sports & Entertainment janë të shkatërruar nga vdekja tragjike e Anton Walkes. Ai ishte një djalë i jashtëzakonshëm, baba, partner dhe shok skuadre, i cili përmes këndvështrimit optimist me të cilin e shihte jetën, i preku të gjithë njerëzit që patën fatin ta njihnin. Anton i përmirësoi njerëzit rreth tij, në të gjitha sferat e jetës dhe përfaqësoi Charlotte FC me standardin më të lartë, si brenda dhe jashtë fushës. Anton do të na mungojë shumë-shumë! Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e Anton-it gjatë kësaj periudhe zemërthyese”, shkroi Tepper.

Anton Walkes e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare, kur nënshkroi kontratën me ekipin e Tottenham. Më pas, ai luajti për Portsmouth dhe në ligën e Atlanta United. Në vitin 2021, u përzgjodh nga ekipi amerikan Charlotte FC dhe vijoi të luante me këtë skuadër.

Anabelmagazine