Ish e dashura e reperit Majk bie pre e hajdutëve, modeles shqiptare i vjedhin 50 MIJË euro çanta!

Modelja e njohur nga Kosova, Majlinda Zeka ka rënë pre e grabitësve.

Mediat në Kosovë raportojnë se hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të saj ku kanë marrë disa sende me vlerë, kryesisht çanta luksoze.

Majlinda Zeka është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Siç raporton “Gazeta Sinjali”, Zeka ka deklaruar në polici se hajdutët ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.

Policia raportohet se ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave, menjëherë pas denoncimit.

Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

voxnews.al