Ish-e dashura e John McAfee thotë se manjati ka inskenuar vdekjen dhe është ende gjallë në Texas (fotot)
Manjati i kontestuar i teknologjisë John McAfee një vit më parë u raportua se kishte “varur veten” në një burg në Spanjë teksa priste ekstradimin në SHBA për akuza evazioni fiskal dhe disa përplasje me zyrtarë te SHBA mbi dekalratat anti-qeveritare.
Por sipas të dashurës të tij nga Belize Samantha Herrera, ai është gjallë pasi ka inskenuar vdekjen e tij dhe është vendosur për të jetuar në Texas, SHBA.
“Nuk e di nëse duhet të flas, por dy javë më parë mora një telefonatë nga Texas, ai më tha: ‘Jam unë John. Kam paguar njerëz për të bërë të thonë se kam vdekur, por nuk është kështu,’” thotë Herrera në një dokumentar që po transmetohet në SHBA, me titull “Running With the Devil: The Wild World of John McAfee”.
Herrera thotë se John i kishte thënë se ka vetëm tre persona në botë që e dinë se ai është ende gjallë, e më pas i kishte kërkuar të largohej me të.
Sipas Herrera, ajo dhe ish-manjati i kompjuterëve McAfee, i cili jetonte San Pedro, Belize, ishin njohur kur ajo ishte 18 vjeç dhe kishin ndërmend të martoheshin. McAfee e Herrera u larguan nga vendi në 2012, teksa mediat akuzonin McAfee se kishte varë fqinjin e tij, një burrë nga Florida të quajtur Gregory Faull.
Regjizori i programit “Running With the Devil” Charlie Russell tha se ishte i habitur nga pretendimet e Herrera se McAfee ëshrtë gjallë.
“Nuk jam i sigurtë për ato që ajo thotë,” tha Russell për rrjetin Esquire. “Ajo flet dhe më pas shikon nga kamera, dhe unë nuk e kuptoj nëse është reale apo jo. Ajo ngjan më shumë si dikush që është shumë i nevrikosur me John.”
“Ai i kishte premtuar të jetonin së bashku megjithë diferencën e madhe në moshë, por e braktisi në kufi”
Para njoftimit të vdekjes së tij McAfee kishte paralajmëruar në rrjetet sociale se nëse gjendej i vdekur në qelinë e tij në Spanjë, kjo nuk do të kishte qenë një vetëvrasje.
Madje në 2019 ai bëri një tatuazh në krah me gërmat “$WHACKD” për të paralajmëruar se mund të elimonohej për ato që dinte.
Me dy te dashurat ne Belize
McAfee ne burgun spanjoll pak para se te shpallej i vdekur
Por sipas të dashurës të tij nga Belize Samantha Herrera, ai është gjallë pasi ka inskenuar vdekjen
Manjati i kontestuar i teknologjisë John McAfee një vit më parë u raportua se kishte “varur veten” në një burg në Spanjë
Ne burgun e Guatemala ne 2012
Gruan me te cilen eshte martuar e njohu teksa punonte si prostotute
Top Channel