Ish-e dashura e Emery që fundosi Arsenal: “Më quajti shtrigë, se pas ndarjes skuadra vetëm humbi”
Shkarkimi i Unai Emery tek Arsenal ndodhi… për fajin e një shtrige. Të paktën kjo është ajo që mendon ish-tekniku i Gunners sipas Sacha Wright, që ka dhënë një intervistë për The Sun. Gruaja tregon se ka patur një lidhje me spanjollin e se pas shkarkimit, që ndodhi në nëntor 2019, ajo është fajësuar për rezultatet të dobëta të skuadrës që tani drejtohet nga Arteta.
SHTRIGA – Në realitet cifti, shpjegon gruaja, u fut në krizë në shtator. E pikërisht në atë periudhë Arsenal nisi të shkonte keq në fushë, deri kur erdhi vendimi i shoqërisë për të shkarkuar Emery. “E ndodhi në atë moment që më fajësoi për shkarkimin e tij. Më tha se isha një shtrigë, që i kisha sjellë fat të keq. Më tha ‘kemi nisur të humbasim ditën që u ndamë’ e se pas ndarjes ishte shumë i streusar e nuk e kishte mendjen në vend”.
I PANJOHURI – Wright ka shpjeguar se në fillim nuk e dinte me kë po frekuentohej. “Jemi njohur në verën e 2018 e kemi nisur të flasim, por unë nuk e ndjek futbollin kështu që nuk e kisha idenë kush ishte. Më tha se punonte në botën e sportit e se anglishtja e tij ishte e keqe, sepse sapo ishte transferuar në Londër. Më kërkoi të dilnim, por të shkonim në ndonjë vend jo shumë të frekuentuar. Kur arritëm në një restorant italian në Hampstead, e kuptova që duhet të ishte dikush i rëndësishëm, sepse edhe pse po e mbyllnin bënë një përjashtim”.
FIKSIMI – Gruaja konfirmoi disa zëra në lidhje me teknikun, sidomos ato në lidhje me anglishten e dobët e raportin fiksues me futbollin. “Kishte një theks të keq, ndalonte kur flisnim për të kontrolluar atë që thoshte në Google Translate. Takoheshim pas ndeshjeve e nëse skuadra nuk kishte luajtur mirë më thoshte se ‘është një moment i keq, jam shumë i stresuar’. Rrinte gjithnjë duke parë ndeshje e duke kontrolluar rezultatet, edhe në krevat mbante kompjuterin e tabletin në ndeshje të ndryshme”. Kështu, më e qartë është të kuptohet përse nuk funksionoi cifti, se Arsenal.