Ish-e dashura e Amos Zaharias ironizon aktorin, flet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Dea Mishel

Ish-e dashura e Amos Zaharia, këngëtarja Gigliola Haveriku, ka qenë shumë aktive në mediat sociale dhe intervista. Deklaratat e saj shpesh janë shoqëruar me polemika e kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Në një intervistë në Top Albania Radio ajo ka treguar se ka nisur një lidhje të re e duke krahasuar partnerin aktual me aktorin ironizoi këtë të fundit për humorin e zi për të cilin është kritikuar në “Big Brother”.

Gigliola u shpreh se i dashuri i saj ndryshon me Amosin nga profesioni, shenja e horoskopit, mosha dhe humori, duke thënë jo se nuk ka, por është i bardhë.

Më tej, e pyetur nëse Dea Mishel Hoxha do të ishte partnerja ideale e tij, ajo është shprehur:

Pse jo?! Për dy vite mund të ketë ndryshuar shumë, kështu që pse jo. Unë kam dy vite që jam ndarë. E kam lënë para dy viteve. Përveç se u fut në Big Brother, që unë s’e prisja, ndoshta lidhet edhe me Dean.”

Amos dhe Gigliola jetuan një histori dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqeshin në intervista e dalje publike. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ecin në rrugë të ndara.