Ish-bashkëshortja i kthehet keq Endri Priftit: Më vjen keq për djalin, por po e rris vetë
Artistja e mirënjohur e qeramikës Anjeza Kolevica e ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’, foli edhe për divorcin dhe situatën me ish-bashkëshortin Endri Prifti. Ajo theksoi se ndihet keq për situatën për djalin e saj.
Anjeza Kolevica: “Lajmet ndodhin rëndom. Unë u ndjeva keq për djalin nga kjo histori. Kam mbështetje nga familja fatmirësisht. Ajo është histori që i përket së shkuarës. Djalin tim e rris vetëm unë dhe prindërit e mi”.
Kujtojmë që pak ditë më parë ajo u bë pjesë e mediave, pasi Endri Prifti e akuzoi se i ka marrë padrejtësisht shtëpinë, gjë që ajo e mohoi në mënyrë kategorike.
Pak javë më parë, Endri Prifti bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.
Këngëtari tha se me ish bashkëshorten, me të cilën ishte ndarë pak vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.
Kjo deklaratë solli vëmendjen e ish gruas së tij, me të cilin ka dhe një djalë, e cila theksoi se prona ka qenë në emër të saj përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.