Ish-bashkëshorti i Naya Riveras i shkatërruar pas mbytjes së aktores
Naya Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey. Kërkimet për të nisën pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Në atë moment nuk kishte asnjë gjurmë të aktores. Ai tha që nëna e tij nuk u kthye më në varkë kur shkuan për të notuar.
Trupi i saj u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se trupi ishte i saji ndërsa vdekja ishte aksidentale.
“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”- thuhej në autopsi.
Ish-bashkëshorti i aktores dhe babai i fëmijës, Ryan Dorsey, është i shokuar nga kjo ngjarje. Ai është shprehur se po përjeton një makth dhe ka kaq ditë pa gjumë. Dorsye nuk e imagjinon dot të birin e tij të rritet pa nënë, duke e cilësuar këtë situatë tepër shkatërruese. Aktorja dhe ish-partneri u divorcuan në vitin 2018, pasi Rivera kishte aplikuar më herët për t’i dhënë fund martesës në vitin 2016.